16:45, 16 Maj 2019

Dy persona janë plagosur nga një person sot në fshatin Treboviq të komunës së Pejës.

“Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe është arrestuar personi i dyshuar: B. K. lindur me 1964 m/k/sh”

“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari, janë plagosur 2 (dy) persona, njëri i gjinisë femërore. Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe si pas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në komunatikën e Policisë, njofton Klan Kosova.

Arma (pistoleta) me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore të DRP-Pejë.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48- orë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë