Pejë: Mbrëmë u plagosën dy persona, njëri në gjendje më të rëndë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pejë: Mbrëmë u plagosën dy persona, njëri në gjendje më të rëndë

NULL NULL
29/06/2022

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55 në fshatin Kryshec të Pejës.

Të plagosurit janë dërguar fillimisht për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, derisa njëri nga ta më pas është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë Fadil Gashi.

Gashi tha se policia ka arritur që ta arrestojë personin e dyshuar.

Ai theksoi se është konfiskuar edhe arma e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë, njofton Klankosova.tv.