Pejë, lëndohet motoçiklisti pas aksidentit me veturë NULL NULL 26.05.2019 10:19 26.05.2019 10:19 Një person është lënduar sot pas mesnate si pasojë e një aksidenti në mes veturës dhe motoçikletës. Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Driton Rugova zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë. Ai tha se personi që ka marrë lëndime trupore është motoçiklisti, njofton Klan Kosova. “Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Pejës, mbrëmë në ora 00:08 mes një veture dhe një motoçiklete”. “ Si pasojë e këtij aksidenti, vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova për klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days