12:11, 13 Qershor 2019

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune intensive operativo-hetimore, sot kanë arritur ta identifikojnë dhe  arrestojnë 26-vjeçarin, i cili dyshohet se ka kryer disa grabitje me armë gjatë vitit 2018 dhe 2019 në rajonin e Pejës dhe që deri më tani ka qenë në arrati.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit nga ana e hetueseve rajonalë të drejtorisë rajonale të policisë në Pejë, u dërgua në mbajtje për 48- orë.

Kujtojmë se për këtë rast Policia e Kosovës në muajin shkurt të vitit të kaluar kishte kërkuar bashkëpunim nga mediat për publikimin e fotografive të këtij personi të dyshuar dhe nga qytetarët që të lajmëronin në rast se hasnin në të.

Konkurs Pune

Lexo më shumë