Pejani për të cilin raportoi Klan Kosova, dyshohet se i mori veturën edhe Kryetarit të Komunës NULL NULL 01.03.2021 09:53 01.03.2021 09:53 Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person, për shkak se ka marrë së fundit pa leje, veturën zyrtare të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. I arrestuari, dyshohet të jetë Valon Loxha nga Peja, për të cilin ditë më parë Klan Kosova raportoi se merr veturat të cilat i gjen të hapura me çelësat në to. Se ka të ndaluar për një vepër të tillë penale me dyshimet mbi këtë person, konfirmuan nga Prokuroria Themelore e Pejës. Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë, ka deklaruar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë. ”Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person i dyshuar, për 48 orë”. Me veturën e Muhaxherit, Loxha po dyshohet se ka shkuar në Rugovë. Disa ditë më parë, për Klan Kosova, Valon Loxha kishte deklaruar se kjo që po bën nuk është vjedhje. Sipas tij, i merr veturat që i gjen të hapura, ndërsa e quante budallallëk të pronarëve se pse ata harrojnë t’i mbyllin veturat e veta. Pejani i merr makinat që i gjen hapur, nuk e konsideron vjedhje por budallaki të pronarit (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë