Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pejani e gjen kuletën me të holla e dokumente, e dorëzon në polici

NULL NULL
22.07.2024 12:24
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Foto ilustruese. Policia e Kosovës

Qytetari F.S. e ka dorëzuar një kuletë në stacionin e Policisë së Kosovës në Pejë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se qytetari kuletën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë.

Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale: 335 euro e 25 cent, 20 dollarë amerikanë, kartela bankare dhe dokumente personale.

“Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës). Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.