Peja-Trepça, ja kur është përballja e parë NULL NULL 01.05.2023 17:31 01.05.2023 17:31 Peja dhe Trepça do të përballen në finalen e “Play-Off”-t në Superligën e Kosovës në basketboll. Pejanët rrugën për finale e arritën pasi në gjysmëfinale e eliminuan Golden Eagle Yllin, teksa Trepça e mposhti Prishtinën. Ndeshja e parë luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, të mërkurën duke filluar nga ora 20:00. Kështu skuadra e parë që realizon tri fitore do të shpallet kampione për sezonin 2022-23. Ndërkohë pas 23 vjetëve, Peja dhe Trepça do të ndeshen direkt për titull, e para e kërkon titullin e shtatë, teksa mitrovicasit të pestin. /Klankosova.tv.