Lajmet e fundit
Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror.
Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci, në emisionin “Ora Shtatë” tha se jo të gjitha komunat e rajonit të Pejës do t’i bashkëngjiten kësaj proteste, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo që ka rënë në sy është Istogu. Ai ka qëndruar i heshtur, dhe nuk dihet nëse e njëjta do të dalë në mbështetje të kësaj proteste”, u shpreh Daci.
Ndërsa nga ora 08:30, Daci bëri të ditur se zyrtarë komunalë të Pejës si dhe qytetarët do të nisen me autobusë drejt Prishtinës për të marrë pjesë në këtë organizim.