Lajmet e fundit

Klubi i Basketbollit Peja do të përballet sonte me Dinamon e Bukureshtit, në ndeshjen e kthimit të kualifikimeve për fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Skuadra pejane do të ketë një mision të vështirë në kryeqytetin rumun, pasi ndeshjen e parë ndaj Dinamos e kishte humbur me rezultat 58:96, shkruan KP.
Megjithatë, Peja do të kërkojë të japë maksimumin në ndeshjen e kthimit dhe të zhvillojë një paraqitje sa më të mirë në këtë përballje evropiane.
Ndeshja zhvillohet sonte, në Bukuresht, ndërsa fillon në ora 18:00.