Peja e mposht Levskin në Ligën Ballkanike - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peja e mposht Levskin në Ligën Ballkanike

NULL NULL
01.03.2023 20:35
Peja Levski

Peja ka shënuar fitore të madhe në Ligën Ballkanike.

“Shqiponjat” fituan me rezultat 86 me 74 në Bullgari ndaj Levskit.

Klubi kosovar thuajse ndaj tërë lojës e kishin epërsinë.

Në pushim pejanët shkuan me epërsi prej 17 pikësh, me rezultat 46:29.

Më i dalluari te skuadra kosovare ishte basketbollisti amerikan, Devoe Joseph me 25 pikë të shënuara.

Peja aktualisht renditet në pozitën e dytë të Ligës Ballkanike, me pesë fitore dhe vetëm një humbje deri më tani/Klankosova.tv