Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pegasus: Numrat e princeshave të Dubait gjinden në mes të 50 mijë të tjerëve

NULL NULL
21.07.2021 23:08

Numrat e telefonit të përdorur nga dy princeshat e Dubait thuhet se janë gjetur si pjesë e një hetimi të njohur si Pegasus.

Princesha Latifa është vajza e sundimtarit të Dubait, dhe Princesha Haya Bint al-Hussain është ish-gruaja e tij.

Në mes të shkurtit, BBC Panorama transmetoi një video sekrete nga Princesha Latifa në të cilën ajo tha se po mbahej si peng dhe kishte frikë për jetën e saj, pwrcjell Klankosova.tv.

Ndërkohë Princesha Haya iku nga Dubai në vitin 2019 duke thënë se kishte frikë për jetën e saj.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mohuar të dy pretendimet e grave.

Numrat e tyre janë me sa duket në një listë me rreth 50 mijë numra telefoni të njerëzve që besohet se janë me interes për klientët e firmës me bazë në Izrael “NSO Group”.

Lista u zbulua në mediat kryesore, raporton BBC.

Zbulimi i numrave të telefonit të princeshave në listë – dhe atyre të disa të njohurve – ka ngritur pikëpyetje nëse ata mund të kishin qenë shënjestra e mundshme e një klienti qeveritar të grupit.

Organizata e të drejtave të njeriut “Amnesty International” ka lëshuar një deklaratë duke pretenduar se gjetja implikon “NSO Group” “në katalogun e shkeljeve e të drejtave të njeriut” shkaktuar dy grave.

Ai bën thirrje për rregullim për të kontrolluar “një industri të mbikëqyrjes së pakontrolluar”.

NSO ka mohuar çdo keqbërje.

Thuhet se programi është krijuar për t’u përdorur kundër kriminelëve dhe terroristëve dhe është vënë në dispozicion vetëm për ushtrinë, zbatimin e ligjit dhe agjencitë e inteligjencës me të dhëna të mira për të drejtat e njeriut.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.