Pedro, heroi i Barçës (VIDEO) NULL NULL 12.08.2015 08:28 12.08.2015 08:28 Mesfushori spanjoll që së shpejti pritet të largohet nga Camp Nou doli në skenë kur ishte më i nevojshëm dhe i dha fitoren Barçës. Tbilisi ishte e arenë e një ndeshje spektakulare të martën mbrëma. Messi në njërën anë, Sevilla në tjetrën dhe Pedro që paraqitet në fund për t’i dhënë fitoren Barçës. Nëse futbolli do të ishte film, kjo ndeshje do të fitonte Oscarin. Finalja e Superkupës së UEFA-së ishte tjetër shfaqje e futbollistit kolos, i gatshëm për të dominuar ndeshjen, nga fillimi deri në fund. Gjithçka kulmoi kur Pedro, në shenjë ‘lamtumire’, në minutën e 115-të, u dha katalanëve golin e fitores. Sevilla u shkatërrua na Messi për mbi një orë, por kur katalanët po bënin gati fytyrat e fitores, kurajo e Sevillas triumfoi. Të përzgjedhurit e Unai Emeyrt dolën në avantazh qysh në fillim të ndeshjes, falë një gjuajtje të bukur nga Ever Banega, që la të shtangur portiern gjerman, Ter Stegen. Pastaj, papritur ëndrra e Emeryt filloi të shkatërrohet; Messi shënoi nga dy goditje dënimi u kthye në mesfushë për t’ju krijuar bashkëlojtarëve raste shënimi. Kështu, Rafinha e Suarez vulosën rezultatin 4-1. Por, ky asesi nuk ishte fundi. Sevilla shënoi edhe tre gola, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. Reyes, Gameiro dhe Konoplaynka i dhanë shpresë fituesit të UEFA Cup. Vazhdimet vazhduan me të njëjtin intensitet, deri në minutën e 115-të, kur Pedro vendosi të dalë në skenë dhe t’i jap fund gjithçkaje. Spanjolli që pritet të largohet në drejtim të ishullit, e bëri veten pjesë edhe të një copëze historie të Barcelonës. Futbolli, aq sa është i bukur, aq është edhe i pamëshirshëm. https://www.youtube.com/watch?v=g0XsPiGarDQ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 4 days