Lajmet e fundit

Pedro Gonçalves, i njohur si Pote, do të vazhdojë karrierën në Serie A te Fiorentina.
Klubi italian ka arritur marrëveshje me Sportingun për transferimin e 28-vjeçarit në formë huazimi.
Fiorentina do të paguajë 2.5 milionë euro për huazimin, ndërsa marrëveshja përfshin një opsion blerjeje prej 22.5 milionë eurosh.
Ky opsion mund të shndërrohet në detyrim blerjeje nëse lojtari dhe klubi përmbushin objektivat e përcaktuara në marrëveshje.
Nëse kushtet aktivizohen, Sporting mund të përfitojë gjithsej 25 milionë euro nga largimi i reprezentuesit portugez.