Lajmet e fundit

Kombëtarja e Spanjës ka gjetur edhe golin e tretë në përballjen ndaj Kroacisë, duke thelluar epërsinë në 3-1 falë një bashkëpunimi spektakolar mes Pedrit dhe Lamine Yamalit.
Protagonistë kryesorë të këtij momenti ishin dyshja e talentuar e Barcelonës, pas një aksioni të ndërtuar me mjaft saktësi, Pedri shfaqi gjithë klasin dhe vizionin e tij në fushë, duke dhuruar një asistim të përkryer, raporton Klankosova.tv
Topin e pranuar brenda zonës e shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer Lamine Yamal, ylli i ri spanjoll u tregua i saktë dhe i ftohtë përballë portierit, duke e dërguar topin në rrjetë për të shënuar përsëri dhe për të vulosur shifrat në 3-1.