Pediatrit mund të bëhen neonatologë pa specializim të veçantë (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 12.05.2023 20:35 nga Arbreshë Uka 12.05.2023 20:35 Tash e shtatë vjet nuk ka specializime për neonatologji. As në konkursin e radhës të shkollimit specialistik i cili u hap para pak ditësh, për profilin që merret me shëndetin e foshnjave të porsalindura, nuk u shpall prapë asnjë vend pune, përkundër kërkesave të klinikës. Megjithëkëtë, ky profilizim për kreun e bordit të shkollimit specialistik, Edmond Halitin, është rregulluar me Udhëzimin e ri Administrativ ku mundëson që specializantët e pediatrisë më pas mund të profilizohen edhe në neonatologji. Madje Haliti shpjegoi se janë përkujdesur që barrierat ligjore të trashëguara nga e kaluara për këtë lëmi, t’i largojnë. Aktualisht janë 74 specializantë të pediatrisë, 68 nga ta në mesin e shkollimit specialistik, të cilët pos profilizimeve të tjera tani e tutje mund të profilizohen edhe në nenonatologji, duke marrë titullin pediatër-nenoatolog, gjë që e cila ka munguar deri më tani. Kujtojmë që nenonatologët patën alarmuar se ky kuadër është emergjencë kombëtare të cilët kanë kërkuar rregullimin e titullit specialistik, në mënyrë që puna e tyre me foshnjat të mos jetë vetëm deri në 28 ditë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.