Peci zotohet t’iu paguajë fermerëve dëmet nga vërshimet (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 18.09.2022 20:27 nga Flamur Gajtani 18.09.2022 20:27 Për pak ditë do të niste vjeljen e specave e t’i shiste për turshi, por fermeri Isa Haliti nga Kursha e Madhe, zor se do të fitojë diçka nga bereqeti, meqë shumica dërrmuese e të mbjellave iu dëmtuan nga shiu i vrullshëm që ra herët të shtunën. Njësoi pësoi edhe një tjetër bujk nga Bërnjaku, që fortuna ia humbi krejt produktet. Pa dëme nuk mbeti as blegtoria. Dy stallat e familjes Canziba i vërshoi uji, që gati i mbyti edhe 350 bagëtitë që ishin brenda. Kjo gjendje nxori në terren edhe ministrin e Bujqësisë Faton Peci, që zotohet për pagesë të dëmit pasi t`i dorëzohen listat nga komunat e prekura. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.