Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peci takon homologun e tij në Katar, u dakorduan të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi

NULL NULL
22.02.2024 20:59
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me homologun e tij të Katarit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Katar, zhvilloi një takim të rëndësishëm me homologun e tij Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya.

Sipas një komunikate të kësaj ministrie, në këtë takim ministrat u dakorduan që të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi përmes së cilit do konkretizojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndërshtetëror në sektorin e bujqësisë, përcjell Klankosova.tv.

Ndryshe, në Panairin AGRITEQ i cili po mbahet në Katar, pjesëmarrës janë një numër i konsiderueshëm i kompanive nga Kosova.

“Pjesëmarrja e këtyre kompanive vjen si iniciativë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe koordinimit me autoritetet e Katarit, me qëllim të rritjes së mundësive për investime në Republikën e Kosovës”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme