Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri - mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt

Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt

NULL NULL
1 month më parë

Partia Socialdemokrate (PSD) gjatë ditës ka mbajtur një aksion simbolik para Presidencës, ku në rrethoja vendosën pankarta se ky institucion është shndërruar në nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Faton Peci, këshilltar i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar pas këtij aksioni, njofton Klan Kosova.

“Reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri. Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën”.

“Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës. Rrjedhimisht, ky mllef i juaji ka të bëjë më shumë me defaktorizimin tuaj si një subjekt, të cilit i ka mbet veç akronimi dhe nuk ka guxim as të marrin pjesë në zgjedhje”.

Peci mes tjerash në reagimin e tij thotë se kjo shpifje sipas tij është nxitur nga sondazhet që tregojnë se Vetëvendosje dhe Lista Vjosa do të marrin shumicën në zgjedhje.

“Sigurisht, shpifja e juaj është nxitur edhe nga sondazhet e fundit, me të cilat Vetëvendosje dhe Lista Vjosa, me një listë të përbashkët do ta marrin shumicën në zgjedhjet e 14 shkurtit. Prandaj, të dëshpëruar socialdemokratë (PSD), ndërkaq karvani i fitores ecën, ju mund ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe të vendosni bilboarde gjithandej, sepse është e vetmja mundësi e juaja që të dilni në publik!”, është shprehur Peci.

PSD e quan Presidencën nëndegë të LVV-së (FOTO)