Peci për Mustafën: Shkelësi i 23-fishtë i Kushtetutës po shfryen mllefin ndaj Osmanit NULL NULL 28.02.2023 22:33 28.02.2023 22:33 Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka reaguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, pasi kërkoi llogari nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për pikën e 7-të të planit evropian. Peci thotë se Mustafa është kumbara i Asociacionit dhe shkelësi i 23-fishtë i Kushtetutës së Kosovës dhe që po shfryen mllefin kundrejt Osmanit, për sherrin që sipas tij ia ka lënë në shpinë Kosovës, njofton Klankosova.tv. “Më 25 gusht të vitit 2015, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka nënshkruar katër marrëveshje me Serbinë, në mesin e të cilave ishte edhe Asociacioni komunave me shumicë serbe”. “Sot, shkelësi i 23-fishtë i Kushtetutës, Isa Mustafa, ish-kryeministër, paska shkretuar sërish duke shfryer mllefin kundrejt presidentes Osmani, për sherrin që ia ka lënë në shpinë Kosovës. Më mirë se ti, Isa Mustafa, askush nuk e di se çfarë do të thotë Asociacioni dhe çfarë thonë edhe nenet specifike, thjesht sepse ti je kumbara i Asociacionit”, ka thënë Peci. Peci, mes tjerash, konsideron se Mustafës i ka skaduar qëndrimi në politikë pas ndëshkimit nga vota qytetare dhe se Asociacionin e gjetën nga ai kur morën pushtetin. “Si një ekonomist i vetë-shitur, mbase e kupton që me logjikën e ekonomisë së tregut, të ka skaduar qëndrimi në politikë dhe atë pas ndëshkimit nga vota qytetare. Si një qytetar në pension, ke kohë të reflektosh prapa dhe ta konfirmosh se Asociacioni dhe çfarëdo zhvillimi në raport me situatën aktuale politike e kemi trashëgim nga ti dhe shokët e tu”. “Monitoroje tensionin, sepse Asociacionin na e le ti, e gjetëm këtu. Ju edhe mund të shpreheni për çfarëdo, por duke qenë se janë pasojat e veprimeve tuaja politike me të cilat përballemi sot, së paku në këtë periudhë rri qetë, nëse nuk ke për të thënë diçka përtej pendimit”, ka shkruar Peci në Facebook. Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Mustafa, Osmanit: Shitesh juriste e fortë, na trego çfarë thotë neni 7 i planit franko-gjerman
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023