Peci për ligjin anti-duhan: S’është testim, po shqyrtojmë rritjen e inspektorëve (VIDEO) NULL NULL 07.04.2023 23:54 07.04.2023 23:54 Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar qytetin e Mitrovicës për të parë nga afër se sa po respektohet ligji anti-duhan. Ai tha se në përgjithësi ligji po zbatohet dhe se shumica e gastronomëve po e respektojnë këtë ligj, teksa shtoi se ka edhe raste të tilla ku qytetarët s’po i binden obligimeve ligjore. “Ajo që dua të them është se ne nuk e kemi ndërmarrë një iniciativë të tillë që të bëjmë testime, por jemi të përkushtuar që ligji të gjejë zbatim për shkak se cdo ligj që aprovohet në kuvend s’ka alternativë tjetër por veç të zbatohet”, është shprehur Peci në “Edicioni Special” në Klan Kosova. Tutje, ai tha se trupa koordinuese në disa raste ka shqiptuar edhe gjoba, ku paralajmëroi edhe shtimin e numrit të inspektorëve. “Nuk jemi të kënaqur me numrin e inspektorëve, për çka jam duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore që të rritet numri i inspektorëve në nivel të vendit për shkak se është një numër i vogël që të mund të bëjmë inspektimeve të çdo ditshme”, është shprehur Peci, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS