Peci në Iowa prezanton Kosovën si histori suksesi në Simpoziumin për Klimë dhe Bujqësi të Mençur NULL NULL 24.10.2023 17:56 24.10.2023 17:56 Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Kosova është prezantuar si njëra ndër historitë e suksesit në Simpoziumin për Klimë dhe Bujqësi të Mençur në De Moine të Iowas në ShBA. Peci tha se Kosova në këtë simpozium u paraqit në mesin e 21 shteteve nga e gjithë bota për mënyrën e realizimit të reformës, për rezultatet e deritanishme dhe adresimin e problemeve në bujqësi në kohë krize. “Jam i lumtur dhe tejmase i nderuar që prezantova para personaliteteve të shquara botërore të sektorit të bujqësisë dhe ekspertëve të çështjeve lidhur me sigurinë ushqimore rrjedhën e aktiviteteve të ndërmarra krahas avancimit të sektorit të bujqësisë, avancimit të agjendës legjislative, ngritjes së kapaciteteve humane, forcimit të partneritetit dhe rritjen e besimit institucion-fermer si dhe rritjen e mbështetjes financiare karshi fermerëve”, shkroi Peci, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se rritja e sipërfaqeve të mbjellura, rritja e mbështetjes financiare, sigurimet bujqësore dhe llogaridhënia u vlerësuan lartë nga të pranishmit, përfshirë Departamentin për Bujqësi nga Washingtoni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.