Peci: Me politika dhe masa të duhura, drejt rritjes së përkrahjes për fermerë

Peci: Me politika dhe masa të duhura, drejt rritjes së përkrahjes për fermerë

NULL NULL
1 month më parë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka marrë pjesë sot në debatin live të organizuar nga Lëvizja FOL, ku ka prezantuar politikat bujqësore dhe ka treguar se gjatë kësaj periudhe të këtij viti përmes mekanizmave shtetërorë, avancimit të legjislacionit aktual, si dhe politikave të duhura zhvillimore ka krijuar kushte të favorshme për zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë, si një prioritet i së ardhmes për zhvillim ekonomik të vendit.

Me këtë rast, Peci ka treguar se edhe në kuadër të Planit të Punës së MBPZhR-së kanë arritur të realizojnë shumicën e aktiviteteve të parapara për të përmbushur objektivat e përcaktuara në këtë plan.

Siç thuhet në komunikatë, përmes politikave të duhura dhe masave të ndërmarra për finalizimin e të gjitha pagesave të mbetura borxh për përfituesit e vitit të kaluar, Ministri Peci theksoi se kanë mundësuar që viti i ardhshëm të jetë viti që do të ketë rritje të mbështetjes për sektorin e bujqësisë.

“Masat që kemi ndërmarrë gjatë këtij viti, do të mundësojnë që vitin 2022 ta fillojmë pa borxhe për përfituesit e përkrahjes në kuadër të programeve mbështetëse”, ka thënë Ministri Peci.

Po ashtu, Ministri Peci ka treguar se gjatë këtij viti përveç tjerash ka adresuar të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit në procedurat e subvencionimit, ku duke u nisur nga këto të gjetura në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2021 kanë zbatuar rekomandimet e dala nga ZKA-ja.

Ndërkaq, pas zhvillimeve që kanë ndodhur në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ai ka treguar që për implementimin e programeve mbështetëse për fermerë kanë aktivizuar të gjithë stafin e MBPZhR-së dhe të dy Agjencive që funksionojnë në kuadër të Ministrisë, që të angazhohen për realizimin e kësaj mbështetjeje financiare.