Peci: Kosova do t’i përmbushë 80% të nevojave me grurë këtë vit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peci: Kosova do t’i përmbushë 80% të nevojave me grurë këtë vit

NULL NULL
20.05.2023 11:09
Faton Peci

Këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket të të mbjellave, duke shtuar se për herë të parë janë mbjellur 66 mijë hektarë me grurë.

Kështu shprehet Ministri I Bujqësisë, Faton Peci, i cili thekson se bazuar në konsumin vjetor këtë vit Kosova do t’i përmbush 80% të nevojave me grurë.

Peci thotë se gjithë këto rezultatet kanë ardhur për faktin se po vërehet efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit.

“Efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe rritja substanciale e përkrahjes në kategorinë e subvencioneve e granteve tashmë vetëm se ka dhënë rezultatet e saj, dhe viti 2023 është viti rekord i të mbjellave. Në bazë të parashikimeve preliminare që i kemi për herë të parë ne e kemi 66 mijë hektarë me grurë, dhe nëse e marrim konsumi vjetor del diku që mund ta tejkalojmë në masë 80% nevojën e tregut për furnim me grurë”, ka thënë Peci për EkonomiaOnline.

“Ne kemi bashkëpunim me Prokurorinë me Policinë e Kosovës edhe nuk ka një rast të vetëm që është evidentuar në mandati tim që keqpërdorim në kategorinë e subvencioneve, ka disa raste që disa fermerë nuk e kanë raportimin si duhet, raportohen e futen në listë të zezë, por nuk ka raste kur ka marrje e dhënie të ryshfetit për marrje të subvencioneve”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.