PE kërkon nga Serbia që të ketë qëndrim të qartë ndaj luftës në Ukrainë NULL NULL 04.04.2022 21:48 04.04.2022 21:48 Grupimet e socialistëve dhe demokratëve të Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të ketë një qëndrim të qartë sa i përket luftës së Rusisë në Ukrainë. Ata kanë kërkuar nga Vuçiq të rivendosë demokracinë, sundimin e ligjit dhe ta marrë seriozisht reformën e procesit të zgjerimit. “Serbia gjithashtu duhet të përafrohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë pas luftës së Putinit kundër Ukrainës, sa më shpejt të jetë e mundur. Përndryshe, kjo do të ketë pasoja për perspektivën e saj në BE”, thuhet në reagimin e këtij grupi, transmeton Klankosova.tv.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023