PDK thotë se po rikthehet fuqishëm në Gjermani NULL NULL 20.03.2022 21:42 20.03.2022 21:42 Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se po rikthehet fuqishëm në Gjermani. Tubimi i kësaj partie është mbajtur sot në Rosenheim të Bavarisë. “Sot, nën përkujdesjen e Departamentit për Diasporë dhe me një punë të palodhshme të aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në Rosenheim të Bavarisë është mbajtur tubimi mashështor i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili shënon fillimin e organizimit të madh të PDK-së në Gjermani, me struktura dhe nënstruktura, brenda të cilave do të jenë të angazhuar shumë veprimtarë”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Facebook. Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica tha se PDK-ja do të jetë veçanërisht zëri i grave, përcjell Klankosova.tv. “Rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në qeverisje, fillon pikërisht me rikthimin e saj në Diasporë. PDK-ja do të jetë zëri i shumë veprimtarëve të devotshëm, zëri i anëtarësisë, i rinisë dhe veçanërisht zëri i grave, të cilët me investimin e dijes dhe kapitalit, do të jenë shpresë e perspektivës së zhvillimit të vendit”, është shprehur Reçica. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë