PDK thirrje qeverisë: Gjejeni zgjidhjen që mësimi të fillojë të hënën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK thirrje qeverisë: Gjejeni zgjidhjen që mësimi të fillojë të hënën

NULL NULL
23/09/2022

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje që qeveria ta zgjidhë situatën me SBAShK-un dhe që mësimi të fillojë të hënën.

“Sesioni vjeshtor i ynë këtu në Kuvend filloi pikërisht me debatin për grevën për dy javë radhazi për të gjetur zgjidhje por që as rezoluta e këtij debati e cila thërret qeverinë e Kosovës dhe SBASHK-un që të gjejnë një zgjidhje që greva të mbyllet, t’i përafrojnë qëndrimet, t’i japin përfundim kësaj sage e mbi të gjitha mbi 300 mijë fëmijë të kthehen në banka shkollore”, tha në konferencë për media deputetja e PDK-së Eliza Hoxha.

“ E përderisa mendoj që kjo ka qenë një javë vendimtare ose mund të ketë qenë një javë vendimtare për gjetjen e zgjidhjes sepse edhe në Komisionin për Arsim dhe Kulturë tentuam që të kemi diskutim kushtimisht ta them por që edhe dje, në fakt pardje dhe sot në Komisionin për Arsim dhe Kulturë u pa sa e pavullnetshme dhe sa jo e gatshme është qeveria e Kosovës për të gjetur një zgjidhje në favor të dyja palëve”.

Partia Demokratike sërish e akuzoi qeverinë se nuk po shqetësohet për fëmijët.

“Praktikisht, nëse e shikojmë në aspektin e ndjeshmërisë dhe përjetimeve që i kemi pasur këto ditë duke qenë pjesë e debateve të tilla, kjo qeveri nuk shqetësohet fare për këta fëmijë që nuk shkojnë në shkollë.”

“Njëkohësisht krejt çka kemi parë deri sot nga kjo qeveri është në përkëmbje e vazhdueshme e dinjitetit të mësimdhënësit. Përbuzje, ofendime, përçarje dhe pikërisht kjo lloj gjuhe, kjo lloj qasjeje nuk mund të jetë në funksion të gjetjes së zgjidhjes andaj sot nga këtu e ftoj kryeministrin e Kosovës z. Kurtin, ministrin e Arsimit z. Nagavci, ministrin e Financave z. Murati, që të ulen me urgjencë gjatë javës, që ta gjejnë një zgjidhje që mësimi të fillojë të hënën që fëmijët e Kosovës të hënën të jenë në bankat shkollore. Faleminderit!”