PDK-së i bashkohet gazetari Asllan Bajrami

PDK-së i bashkohet gazetari Asllan Bajrami

NULL NULL
1 javë më parë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka prezantuar edhe një emër të ri që iu bashkua partisë së tij.

Gazetarit Asllan Bajrami i uroi mirëseardhje duke ia lartësuar punën e tij në raportimin e luftës, njofton Klan Kosova.

“Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht. Të gjithë ne që kujtojmë periudhën e luftës, e dimë se Asllan Bajrami raportoi me mijëra orë lajme për luftën, masakrat dhe të vërtetën e UÇK-së, nga RTSH në Tiranë. Sot, Asllani iu bashkangjit platformës tonë për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare! Mirë se vjen Asllan!”, ka shkruar Hoxhaj.

Kandidati për kryeministër partisë së tij iu referua edhe si parti e Rimëkëmbjes.