PDK prezanton në kuvend rezolutë për ndërprerjen e grevës, votimi mbetet për nesër NULL NULL 22.09.2022 17:51 22.09.2022 17:51 Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka prezantuar një rezolutë, pas debatit parlamentar për grevën në Kuvend të Kosovës. Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në afat prej 48 orëve nga miratimi i rezolutës të zhvillojë negociatat e nevojshme me BSPK-në për ndërprerjen e grevës dhe po ashtu t’i përfshijë BSPK-në në grupin punues për Projektligjin e pagave, përcjell klankosova.tv. ”Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që në afat prej 48 orëve nga miratimi i kësaj rezolute të zhvillojë negociatat e nevojshme me Këshillin Grevist të BSPK-së, apo personat e autorizuar deri në zgjidhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e grevës. Kërkojmë në afat prej pesë ditëve nga miratimi i kësaj rezolute të përfshijë përfaqësuesit e autorizuar nga BSPK-janë grupin punues për hartimin e pagave, para miratimit të tij në qeveri dhe të marrë në konsideratë propozimet e tyre. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të propozojë masat për adresimin e kërkesave të tjera të sindikatave”, tha ai. Megjithatë e njëjta nuk u vendos në votim për shkak të mungesës së deputetëve. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbylli punimet e seancës së sotme dhe bëri të ditur se e njëjta do të vazhdojë nesër në orën 10:00. Përveç miratimit të rezolutës për debatin parlamentar, në rend të ditës janë edhe disa Projektligje të mbetura nga seancat e kaluara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë