PDK premton 1 miliard euro për ekonominë (VIDEO)

PDK premton 1 miliard euro për ekonominë (VIDEO)

NULL NULL
nga Rina Mujku 2 months më parë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar këtë të diel programin për ekonominë të këtij subjekti në rast se fiton në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Në fokus është rimëkëmbja ekonomike, e që sipas Hoxhajt dhe kandidatit për deputet që u thirr si ministër i ardhshëm i financave, Bedri Hamza, PDK synon të ndajë 1 miliard euro për ekonominë.

200 milionë nga to do të shfrytëzohen gjatë këtij viti, si pjesë e ligjit për rimëkëmbje ekonomike derisa 500 milionë mëtojnë t’i ndajnë për kontribute financiare.

PDK po zotohet se do të ketë mbulim 100% të normave të interesit për përkrahje të bizneseve dhe prodhuesve derisa premtojnë edhe rritje prej 40% të pensioneve bazike apo të moshës, dhe 30% rritje për të gjitha llojet e pensioneve tjera, përfshirë ato kontributdhënëse, të invalidëve të luftës, për personat paraplegjik dhe tetraplegjik dhe për veteranët e luftës.

Madje për këta të fundit thonë se nuk do t’ua ndalin pensionet edhe nëse kanë kontrata pune në sektorin privat.

Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se kjo është vetëm një pjesë e vogël e programit. U premtuan këtë të diele rritje të pagës minimale nga 170 në 300 euro dhe shtim të numrit të inspektorëve të punës për të parë nëse ky vendim do të gjejë zbatim, bashkë me ligjin e punës që kanë plan ta amendamentojnë.

klankosova.tv