PDK përafron qëndrimet me Qeverinë për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike (VIDEO)

PDK përafron qëndrimet me Qeverinë për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike (VIDEO)

NULL NULL
nga Enis Reçica 2 muaj më parë

Me shumë gjasë sagës së Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike po i vjen fundi.

Kjo meqenëse kanë nisur përafrimet e Qeverisë së Kosovës me propozimet e opozitës, që këta të fundit t’i japin votat, meqë ekzekutivi vet s’po i ka tash e që nga korriku.

Por, cilat janë tre kushtet, pa të cilat Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta votojnë Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike?

Këto, i shpjegon zëdhënësi i këtij subjekti opozitar, Avni Bytyçi për Klan Kosova.

Edhe nëse arrin të votohet ky projektligj, Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, thotë se duhet të plotësohet i njëjti, fillimisht duke e shtyrë afatin e fuqisë së tij deri më 2022.

Se cili nga subjektet opozitare do ta përkrahin këtë projektligj, dhe cili nuk do ta përkrahë, shpjegohet në videon e përgatitur nga Klan Kosova.