PDK konsideron se shkarkimet e Qeverisë Hoti rrezikojnë funksionimin e shtetit

PDK konsideron se shkarkimet e Qeverisë Hoti rrezikojnë funksionimin e shtetit

NULL NULL
1 javë më parë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, ku i ka komentuar shkarkimet e krerëve të Policisë, Doganës dhe ATK-së.

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë se këto shkarkime e rrezikojnë funksionimin normal të shtetit.

“Sot jemi në këtë konferencë për të shprehur shqetësimin tonë si PDK ndaj kërcënimeve që po bën Qeveria Hoti ndaj shërbyese civilë”.

“Fatkeqësisht ky pushtet me këto veprime po e rikthen ndjenjën e frikës për secilin shërbyes civil. Me vendimet për shkarkime nuk po cenohet fati individual, por funksionaliteti i këtyre institucioneve”.

“PDK krenohet në këtë drejtim se nuk e ka cenuar asnjë institucion të pavarur pavarësisht kohës së gjatë të qëndrimit në pushtet. PDK asnjëherë nuk është hakmarrë ndaj Policisë apo sistemit të drejtësisë siç ka bërë Qeveria Hoti dhe Kurti”.

“Kjo qeveri e lodhët dje ka goditur pavarësinë e institucioneve të Policisë, Doganave dhe të ATK-së. Tani e tutje nuk do të kërkohet profesionalizëm, por librezë partiake për të udhëhequr në këto institucione”.

“Është për keqardhje që asnjë nga ambasadat e huaja në Kosovë nuk ka reaguar dhe ende po vazhdojnë të heshtin”.

“Njëjtë sikur filloi VV me hakmarrje, po vazhdon edhe LDK. PDK konsideron se këto shkarkime pa arsyetime e rrezikojnë funksionim normal të shtetit”.

“Fakti se shkarkimi i drejtorit të Policisë u bë ende pa u mbushur një javë nga arrestimi i Haki Rugovës, lë të kuptohet se është një akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit”.