Lajmet e fundit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka kërkuar që Ligji për Gjykatën Speciale të zbatohet në plotni dhe pa përjashtime.
Deputeti tha se miratimi i ndryshimeve është arritje e madhe për mbrojtjen e UÇK-së, por edhe garantimin e drejtësisë.
Sipas tij, kushdo që mendon se ligji mund të shpërfillet, do të bindet për të kundërtën, transmeton Klankosova.tv
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Gjykata Speciale është organ i krijuar mbi bazën e rendit juridik të Republikës së Kosovës, ndërsa Kuvendi është institucioni që ushtron pushtetin legjislativ. Ligjet që miraton Kuvendi nuk janë rekomandime dhe as çështje vullneti: ato janë detyrim dhe duhet të zbatohen.
Prandaj, nuk ka vend as për hezitim, as për tërheqje dhe as për dyshime. Kushdo që sot mendon se ky ligj mund të shpërfillet, me kohë do të bindet për të kundërtën. Ky ligj është miratuar dhe ne do të qëndrojmë deri në fund për zbatimin e tij të plotë. Kosova duhet të veprojë si shtet sovran, dhe do të veprojë si i tillë." /Klankosova.tv