PDK-ja e Skënderajt me veteranët - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK-ja e Skënderajt me veteranët

NULL NULL
17/06/2015

Dega e PDK në Skënderaj ka dalë në mbështetje të protestës së sotme të organizuar nga veteranët e luftës UÇK-së.

Përmes një njoftimi kjo parti thotë se po i bashkohet shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me dënimet e ish pjestarëve të UÇK-së dhe të Kryetarit të degës së PDK-së në Skënderaj Sami Lushtaku.

PDK konsideron se protesta e sotme është shprehje e pakënaqësisë në lidhje me një proces gjyqësorë politik si pasojë e të cilit Lushtaku dhe ish pjesëtarët e tjerë të UÇK-së janë dënuar pa fakte konkrete dhe mbi bazën e dëshmive të rrejshme të dëshmitarëve të mbrojtur

“Ashtu siç kemi theksuar edhe në qëndrimet e më hershme, jemi të bindur së dënimet e shqiptuara me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë janë puro politike dhe me qëllim të diskredititimt dhe eliminimit nga skena politike të akterëve kryesorë të luftës çlirimitare, në këtë rast edhe të z. Lushtaku si Kryetar i Komunës së Skenderajt dhe si Kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj.” thuhet në kumtesën e partisë së Hashim Thaçit në Skënderaj.