PDK-ja do intervistimin e Kurtit e Haxhiut për rastin Dehari (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 20.02.2023 20:32 nga Flamur Gajtani 20.02.2023 20:32 Partia Demokratike e Kosovës po konsideron se vdekja e Astrit Deharit, po keqpërdoret politikisht nga partia në pushtet. E për t`i hapur rrugë zbardhjes së këtij rasti, PDK-ja po kërkon që të intervistohet Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të dy ish-shokë të partisë së Deharit. Për këtë partia opozitare mori shkas në akuzat e deputetit të Vetëvendosjes Haki Abazi. Gruda që kryeson drejtësinë në PDK, ka kritika për shefen e këtij dikasteri në qeveri, edhe pasi e njëjta kërkoi që prokurori në rastin ku ajo akuzohej per hedhje gazi, të tërhiqet. Në këtë paraqitje, u bë e ditur se PDK-ja po pret të shoh nëse janë ndryshuar pikat që rekomandoi Komisioni i Venecias për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Nëse të njëjtat nuk janë marrë parasysh, Gruda paralajmëroi se do t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, për interpretim në këtë çështje.
Kosova Kurti publikon listat me rritje: Tash e tutje s'do të kemi stagnim të pagave (FOTO) 01/02/2023