PDK inicion plotësim-ndryshimin e ligjit që mundëson tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

PDK inicion plotësim-ndryshimin e ligjit që mundëson tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

NULL NULL
1 muaj më parë

Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar sot plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, i cili u mundëson qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga trusti.

“Pas situatës së rënduar ekonomike për shkak të pandemisë dhe vështirësve me të cilat po përballen shumë familje kosovare, PDK-ja do të deponoj shumë shpejt për votim në Kuvendin e Kosovës, plotësim-ndryshimin e ligjit i cili do t’u mundësoj qytetarëve të tërheqin mjetet e tyre nga Trusti. Kjo iniciativë e PDK-së vjen pas manipulimit që ka bërë Qeveria Hoti duke e futur tërheqjen e mjeteve nga Trusti në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e më të cilin po dështon për të disatën herë”, njofton Partia Demokratike e Kosovës përcjell Klan Kosova.

Partia Demokratike, përmes plotësim-ndryshimit të këtij ligji, kërkon të ndajë tërheqjen e kursimeve të qytetarëve në trust nga pakoja tjetër, dhe me këtë t’i jepet fund abuzimit me ndjenjat dhe nevojat emergjente të e qytetarëve.

PDK i fton të gjitha partitë politike në vend që t’i japin mbështetje kësaj iniciative e cila është ndihmë e drejpërdrejt për familjet kosovare në këtë fundvit.