PDK: Haziri organizon kanagjegje - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK: Haziri organizon kanagjegje

NULL NULL
14/05/2015
Dega e Partisë Demokratike në Gjilan, ka reaguar për siç thonë pritjen që Lutfi Haziri, kryetari i kësaj komune po u bën ministrave, kryeministrit dhe deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kjo po dëshmon për çdo ditë e më tepër para qytetarëve të komunës, se Haziri është jashtëzakonisht i angazhuar që mandatin e tij qeverisës ta përfundojë me organizime të kanagjegjeve, vizitave turistike jashtë vendit, dasmave e koncerteve”, kanë thënë PDK në një komunikatë për media.

Sipas tyre Haziri, ende nuk i ka ftuar 8 deputetët e Anamoravës në një takim për të rritur ndikimin e tyre në Qeverinë e Kosovës, për realizimin e projekteve kapitale për Gjilanin.

“Një kryetar komune që ka kryeministrin nga partia e tij dhe asgjë të mirë nuk mund ti sjell qytetarëve të Gjilanit, si dhe mban shpresë se një grup i vogël dhe i tkurrur opozitar i deputetëve të AAK-së, do të përkrahë zhvillimin ekonomik të Anamoravës, është më shumë se sa një lojë keqe që po e bënë ai para opinionit vendor të Kosovës”, kanë shkruar dega e PDK-së në Gjilan.