PDK e LDK lëshojnë sallën: Kurti po bashkëpunon me ZRRE-n për t’i ngrit çmimet e rrymës NULL NULL 26.01.2022 14:43 26.01.2022 14:43 Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë lëshuar sallën e kuvendit pasi nuk u votua rezoluta e propozuar nga partitë opozitare që ndalon shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kuvendi pati kuorum të mjaftueshëm për të marrë vendim që bllok-tarifat e propozuara nga ZRRE të votohen kundër përmes rezolutës së propozuar nga ta, por sipas tij, ishte grupi parlamentar i VV-së ajo që nuk e mundësoi një gjë të tillë. “Përfaqësuesit e qytetarëve që janë në këtë kuvend do të duhej të kenë qëndrim për këtë çështje dhe ne si parti opozitare e deklaruam votën tonë, ndërsa mazhoranca abstenoi nga votimi që është e papranuar sepse këtu shihet që kemi një koordinim të mirë të këtij grupi parlamentar me kryeministrin Kurti dhe ZRRE-n”, ka thënë Tahiri, njofton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se kjo është arsyeja se pse grupi parlamentar i PDK-së nuk do të vazhdoj të qëndrojë në seancën e sotme, sepse sipas tij, nuk ka çështje më të rëndësishme për qytetarët sesa hedhja poshtë e këtyre tarifave. “Hyrja në fuqi e këtyre tarifave, për qytetarët është dëm i madh. Gjithë kjo situatë që është krijuar si rezultat i ngritjes së çmimeve të produkteve, naftës e tash edhe të energjisë elektrike, besoni se po e bëjnë jetën të papërballueshme për qytetarët e Kosovës”. “Prandaj, ne si grup parlamentar nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë seancë sepse shihet qartë se ju jeni së bashku me ZRRE-n keni koordinim të ngushtë edhe me Kurtin për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, prandaj ju vazhdoni me rëndu jetën e qytetarëve e ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj maskarade”, ka thënë Tahiri. Përveç PDK-së, sallën e Kuvendit të Kosovës e lëshoi edhe LDK-ja. Deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, tha se grupi parlamentar i VV-së tregoi se është pro shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike, e që sipas tij, në një formë duhet të ndalet. “Andaj edhe pjesëmarrja jonë nuk tregon qoftë edhe në cilësinë e mbarëvajtjes se punë së kuvendit sepse s’ka temë më të madh sesa tema e energjisë dhe pandemisë, për ju nuk janë interes ndërsa ne do të përdorim të gjithë mekanizmat demokratik që parandalojnë varfërinë e popullit nga papërgjegjësia e kësaj qeverie populiste”, ka thënë Zemaj, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë