PDK e Gjilanit: Lutfi Haziri vuan që është kryetar i qytetit

PDK e Gjilanit: Lutfi Haziri vuan që është kryetar i qytetit

5 vjet më parë

Partia Demokratike e degës në Gjilan, në një shkresë drejtuar mediave, thotë se Lutfi Haziri po vuan që nuk është pjesë e qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës, PDK-ja e Gjilanit ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa dhe partneri i tij i koalicionit Hashim Thaçi që Lutfi Hazirit t’ia bëjë një vend në qeveri në mënyrë që të shpëtojë qyteti që ai drejton.

Kjo për shkak se siç po thotë PDK-ja e atjeshme, Lutës kurrë nuk i ka pëlqyer Gjilani për shkak se i duket qytet i vogël.

Përveç se e kanë deklaruar gjendjen emocionale të Lutfi Hazirit, asamblisti i PDK-së Riad Rashiti në deklaratën e tij, ka shkruar se kryetari po e keqpërdor buxhetin e komunal.

“Komuna e Gjilanit e qeverisur nga Lutfi Haziri, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 shpenzoi mbi 34 mije euro për vizitat turistike të realizuara nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës. Sipas raportit financiar 6 mujor, Luta ka marr mëditje për udhëtimet jashtë vendit 4,064.60 euro, që do të thotë se mesatarisht ka marr nga 677.10 euro pagë shtesë për çdo muaj”.

“Nga buxheti i varfër i komunës së Gjilanit, në këtë periudhë për udhëtime jashtë vendit janë shpenzuar 7,601 euro, për mëditje të udhëtimit 9,059 euro, për akomodim dhe shpenzime tjera 307 euro. Mirëpo në këtë raport, nuk janë të paraqitura edhe shpenzimet aktuale që është duke i bërë Luta në SHBA, e të cilat kalojnë shumën e 7 mijë eurove si dhe vizitën e mëparshme në Gjermani që kalojnë shumën e mbi 10 mijë euro”, shkruan Rashiti.