PDK e Gjilanit: Haziri të kërcënojë Isa Mustafën, e jo qytetarët e Gjilanit NULL NULL 19.10.2015 09:54 19.10.2015 09:54 Dega e Partisë Demokratike në Gjilan, me anë të një komunikate për media i janë drejtuar kryetarit të kësaj komune, Lutfi Hazirit, se ai më mirë është të i kërcënohet kryeministrit Isa Mustafa se sa qytetarëve të Gjilanit. “Qytetarët e Gjilanit nuk janë aq të pasur për ta mbushur buxhetin e komunës dhe për të paguar dënimet e Isa Mustafës që po i bënë Gjilanit përmes buxhetit të saj.” Sipas Riad Rashitit nga dega e PDK-së, është e papërgjegjshme dhe shqetësuese kjo formë se si një kryetar komune i drejtohet qytetarëve, duke u dhënë ultimatume për shlyerje të borxheve, sidomos në këtë pjesë të vitit (në prag dimri) kur ata kanë më së shumti vështirësi financiare për të bërë një gjë të tillë. Më tej në komunikatë potencohet se kryetari i komunës dhe drejtorët e tij kanë keqpërdorur paranë publike dhe kësisoj nuk kanë probleme financiare. “Ne e kuptojmë se kryetari i komunës dhe drejtorat e tij nuk i kanë këto vështirësi financiare, sepse janë duke i shfrytëzuar mu paratë e qytetarëve të Gjilanit për të bërë turizëm nëpër vende të ndryshme të botës, nuk ka vikend që nuk shfrytëzohet për turizëm nga zyrtarët komunal e deri te kryetari i komunës,” “E kuptojmë edhe mospunën e zyrtarëve komunal për të inkasuar borxhet e pashlyera sidomos nga bizneset, e kuptojmë edhe interesin e Lutës që një pjese dhe një numri të madh të bizneseve nuk i shqetëson fare, duke i lejuar edhe ai vet personalisht vërtetime pa i kryer fare obligimet ato biznese. Nuk është e drejtë dhe e moralshme që kryetari i Gjilanit të vizitojë bizneset të cilat kanë mijëra euro borxhe ndaj buxhetit komunal dhe bëjë propagandë politike me to, e në anën tjetër i kërcënon familjet të cilat mezi mbijetojnë në këtë gjendje edhe më të rënduar nga qeverisja e juaj,” Akuzat e degës së PDK-së më tutje kanë vazhduar edhe për ndërtimet pa leje në Gjilan, të cilat sipas PDK-së operojnë pa kryer obligimet për komunën. “Dihet mirë sa cilat biznese investojnë dhe fitojnë me miliona euro në ndërtimet pa leje dhe nuk nuk janë duke paguar asnjë euro taksa ndaj buxhetit komunal. Kështu nuk qeveriset Gjilani dhe buxheti i saj, duke i lënë të qetë të pasurit e në anën tjetër duke i kërcënuar të varfërit,” përfundon njoftimi i PDK-së në Gjilan, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024