PDK e dënon sulmin ndaj kryetarit të Vushtrrisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK e dënon sulmin ndaj kryetarit të Vushtrrisë

NULL NULL
17/06/2015

Partia Demokratike e Kosovës, e ka dënuar rastin e kërcënimit me armë të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakut, i cili njëherit është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të kësaj partie.

Partia e Hashim Thaçit  përmes një kumtese për media thotë se e vlerëson punën e organeve të rendit për reagimin efikas, kapjen e autorëve të këtij kërcënimi dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë, transmeton Klan Kosova.