Lajmet e fundit
Mungesa e votave për Bekim Sejdiun nuk e ka shuar shpresën e Vetëvendosjes për zgjedhjen e tij president.
Partia dhe kryetari i saj, Albin Kurti, pritet t’i vazhdojnë përpjekjet për sigurimin e votave të nevojshme.
Kurti ka thënë se do të zhvillohen takime të tjera, duke theksuar se marrëveshja politike për kandidaturën e Sejdiut mbetet valide.
Në anën tjetër, PDK-ja ka përsëritur se nuk do ta mbështesë kandidaturën, duke e konsideruar Kurtin përgjegjës për situatën institucionale.
Edhe Aleanca ka deklaruar se nuk do të votojë për Sejdiun. Deputeti Burim Ramadani tha se partia do të qëndrojë kundër, duke lënë të hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve.
Nevoja për sigurimin e votave shtesë u krijua pasi gjashtë deputetë të LDK-së refuzuan ta mbështesin marrëveshjen për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.