PDK: Dhuna nuk përkon me veprime politike - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK: Dhuna nuk përkon me veprime politike

NULL NULL
13/10/2015

Partia Demokratike e Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me situatën e tensionuar dhe veprimet jodemokratike që po përdoren si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

“Në veçanti PDK konstaton se kufizimi i punës normale në institucione demokratike dhe përdorimi i dhunës në këto institucione apo edhe jashtë tyre, sikur ndodhi mbrëmë, nuk përkojnë me veprimet politike që duhen të përdoren në një shtet demokratik ndaj institucioneve demokratike dhe shtetërore”.

Kryesia e PDK-së fton të gjitha partitë politike dhe individët, që të respektojnë rendin dhe vlerat demokratike, institucionet, si dhe Ligjin e Kushtetutën e Republikës së Kosovës, njofton Klan Kosova.

“PDK do të angazhohet në mbrojtje të këtyre vlerave që garantojnë funksionimin e shtetit demokratik e ligjor me vizion për integrimin në BE dhe partneritetit me botën demokratike”.

Kryesia e PDK-së i jep përkrahje veprimeve të  Grupit Parlamentar  të PDK-së dhe Kryetarit të Kuvendit, për evitimin e konfliktualitetit dhe anarkisë, si dhe mbështetë  vendosmërinë e tyre për të vazhduar punën normale në Kuvend, në miratimin e ligjeve në shërbim të qytetarëve të vendit tonë.