PDK dhe LDK lëshojnë sallën e Kuvendit, Tahiri: S’ka kuorum që gati dy orë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK dhe LDK lëshojnë sallën e Kuvendit, Tahiri: S’ka kuorum që gati dy orë

NULL NULL
08.03.2023 13:39
Abelard Tahiri

Grupet parlamentare opozitare të PDK-së dhe LDK-së deklarojnë që nuk vazhdojnë të qëndrojnë në sallë, sepse pas gati dy orësh nuk ka kuorum nga Grupi Parlamentar për të vazhduar me votimet  pikat e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të pikave tjera të rendit të ditës.

Shefi  i GP të PDK-së tha se qëndrimi në sallë është i kotë pas gati dy orësh pa asnjë pikë të rendit të ditës pa u votuar.

“Ne si GP kemi vendosur të mos vazhdojmë të qëndrojmë në sallë, sepse që gati dy orë asnjë pikë e rendit të votuar, shkaku i mungesës së deputetëve të pozitës për të vazhduar me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Prandaj, ne nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, tha Tahiri, shkruan Klankosova.tv.

Të njëjtin mendim e ndau edhe shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

“Deputetët e pozitës nuk janë në sallë, nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, tha Gashi.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ftoi të gjithë deputetët të kthehen në sallë të vazhdojnë me raundit të dytë të votimit të amendamenteve të projektligjit për bujqësi.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS