Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PD dorëzon në KQZ dosje lidhur me procesin zgjedhor të 25 prillit

NULL NULL
09.05.2021 16:42

Partia Demokratike në Shqipëri ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve disa dosje voluminoze, me të cilat pretendojnë se provohet tjetërsimi i vullnetit të shqiptarëve dhe vjedhja më e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri.

Përfaqësuesit ligjorë të PD thonë se është detyra e tyre që të shpalosin të gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kanë dhe të vazhdojnë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë, transmeton Klan Kosova.

“Procesi i 25 prillit ishte një masakër elektorale e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre elektorale janë shqiptarët dhe familjet e tyre. Detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për kthimin e demokracisë në vend”.

“Sot, ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhistëve të partisë shtet”.

“Nga angazhimi i shtetit dhe administratës, tek tenderat, punësimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme për të blerë vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek përdorimi i bandave për të blerë vota dhe kërcënuar qytetarët nën mbrojtjen dhe mosveprimin e policisë dhe prokurorisë. Nga ndryshimet antikushtetuese të Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdhër politik të fletës së votimit që sollën zhvleftësimin e 83 mijë votave baras me afërsisht 8 deputetë”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve juridik të PD-së./tch/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.