PD, Basha prezanton kandidatët në Elbasan, Prrenjas dhe Librazhd NULL NULL 27.04.2015 16:54 27.04.2015 16:54 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur një javë intensive të takimit me qytetarët dhe prezantimit të kandidatëve, të cilët do të garojnë nën siglën e PD-së më 21 Qershor. Mëngjesin e kësaj të hëne, Basha u ndal në qytetin e Prrenjasit, ku prezantoi Bajazit Karriqin, i cili do të kërkojë një mandat të dytë përballë Miranda Rirës së LSI-së. Më 21 Qershor, tha Basha, nuk do të zhvillohen thjesht zgjedhje në nivel lokal, por është dita e gjykimit të kësaj qeverie, e cila përkeqësoi gjendjen e shqiptarëve në të gjithë drejtimet. Për Bashkinë e Librazhdit, Basha prezantoi mjekun Fatmir Brazhda, i cili do të jetë përballë Kastriot Gurrës, kandidat i PS-së. Në Librazhd, Basha tërhoqi vëmendjen e qytetarëve për atë që do të ndodhë në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku, siç tha ai, bandës së OSHEE-së do t’i jepet e drejta të sekuestrojë shtëpitë e shqiptarëve. Edhe më i ashpër ka qenë në fjalën e tij kryetari i PD-së përpara qytetarëve të Elbasanit, ku drejtoi akuza ndaj kreut aktual të Bashkisë dhe kandidatit të PS-së për 21 Qershorin, Qazim Sejdini: “Qazim Sejdini ka paguar dyshen Rama-Meta për të rikandiduar në Elbasan”. Të dy kandidatët për Bashkinë e Elbasanit kanë përvojë në krye të këtij institucioni. Qazim Sejdini qeveris qytetin prej vitit 2007 e në vazhdim, ndërsa Ardian Turku ka qenë në krye të Bashkisë në periudhën 2003-2007. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme 25-vjeçari në Lezhë tentoi ta vriste ish-kunatin duke i goditur motorin, shkak divorci me të motrën 8 minuta më parë
Kosova “UÇK-ja ka ndarë mirënjohje për degën e LDK-së”, Ferati flet për bashkëpunimin UÇK-LDK në Mitrovicë gjatë '98-ës 24 minuta më parë