Pazari i biletave, tri orë pritje për ta parë Trepçën (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 03.05.2023 21:40 nga Flamur Gajtani 03.05.2023 21:40 Tollovia qe krijuar nga torcidashit më shumë se tri orë para se të niste shitja. Kallaballëk i madh u bë pranë dyqanit ku të mërkurën nga ora 11:00 do shiteshin biletat për ndeshjen e basketbollit mes Trepçës e Pejës, në kuadër të ndeshjes së parë të finales së Playoff-it. Pak para mesditës, për të mbajtur rregull u desh të shtohen forcat e rendit. Për dikë, edhe pritja prej katër orësh ia vlen për klubin e zemrës. Qëndrimi në këmbë për dy orë u shkoi huq të tjerëve që nuk mundën të siguronin një biletë. Fluksi bëri që 1600 biletat 3 euroshe të shiten për 10 minuta, e një përkrahje e tillë për Torcidat tashmë është bërë traditë. Duke parë këtë trend, një mitrovicas propozon që ndeshjet e basketbollit të klubit “Trepça” të zhvillohen ne stadium. Ndeshja e parë finale nisi nga ora 20 të mërkurën. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.