Pavendosmëria e Departamentit Amerikan të Shtetit NULL NULL 28/02/2017 28/02/2017 Departamenti i Shtetit uron regjisorin iranian për Oscar, më pas e fshin mesazhin. Një llogari e Departamentit Amerikan të Shtetit në Twitter ka publikuar e më pas e ka fshirë një mesazh ku uronte regjisorin iranian për marrjen e çmimit Oscar. Ky mesazh urimi, është fshirë pasi iraniani kishte folur me gjuhë të ashpër kundër ndalesës së myslimanëve të udhëtojnë në SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit e kishte uruar Asghar Farhadin, për fitore në kategorinë e çmimit për filmin më të mirë të huaj me “The Salesman”, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova. Mirëpo i njëjti mesazh më vonë është fshirë. Ndërsa zyrtarë të DASH-it thonë se vendimi për ta fshirë mesazhin e urimit, ishte marrë nga stafi i këtij departamenti. Farhadi, i cili e kishte bojkotuar ceremoninë e Oscar në shenjë proteste kundër urdhrave të Trump karshi emigracionit, kishte përgatitur një deklaratë e cila u lexua nga Anousheh Ansari, që është iraniani i parë që kishte arritur në hapësirë dhe po ashtu Firouz Naderi, i cili ishte drejtor i sistemeve solare në NASA. Ata të dy e pranuan çmimin Oscar në vend të Farhadit.
Kosova Inspektorati policor, sindikatës: Pika 1 dhe Pika 2, ndër operacionet më të suksesshme kundër korrupsionit 8 minuta më parë
Kosova Rexhepaj: Vëllai me shumë luftëtarë kanë rezistuar në betejën e Hereqit (VIDEO) 8 minuta më parë
Kosova Ibrahimi: Kurti po ngjan në analist - deklarata për luftë largon investitorët e huaj (VIDEO) 8 minuta më parë