Pavarësisht avantazhit, Larne ende “frikësohet” nga Ballkani NULL NULL 14.08.2024 19:47 14.08.2024 19:47 FC Larne, FC Ballkani, Conference League Foto: Yahoo Trajneri i kampionëve të Irlandës së Veriut në futboll, Tiernan Lynch, nuk lë hapësirë që futbollistët e FC Larnes të ndjejnë komoditet, para duelit të kthimit me Ballkanin. Në një intervistë për BBC, ai thotë se pavarësisht që rezultati në “Fadil Vokrri” ishte shumë i mirë, puna ende nuk ka përfunduar dhe duhet përqendrim edhe më i madh në përballjen e dytë, njofton Klankosova.tv. Kjo edhe për faktin se irlandezo-verioret humbën vitin e kaluar në dy ballafaqime me suharekasit, 3-0 në Prishtinë dhe 4-1 në Belfast. Kundërshtari i radhës për fituesin e kësaj përballje, do të jetë humbësi i ndeshjes Lincoln Red – Dinamo Minsk, por që kjo tash për tash nuk ka rëndësi për timonjerin e Larnes. “Nëse nisim të shikojmë që tani përpara, harrojmë atë që kemi përball, andaj kjo s’duhet të ndodh. Përqendrimin maksimal e kemi te Ballkani” thotë Lynch, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Edhe mbrojtësi i skuadrës, Tomas Cosgrove, mendon se do të ishte një gabim i madh të mendosh se ata e kanë kryer punën, me fitoren në kryeqytetin e Kosovës. Për të përditshmen irlandeze, “Belfast Telegraph”, Cosgrove u shpreh se pavarësisht që skuadra e tij e ka një avantazh të vogël, duhet shumë mund për të arritur ta eliminojnë Ballkanin. Megjithatë sa i përket aktit të dytë, vendasit do të jenë të hendikepuar në sulm, pasi njërin prej aseteve të tyre, e kanë shitur në Holandë, tek Ado Den Hag. 10-shi fantazist irlandez, Lee Bonis, ishte pjesë e formacionit të parë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Dueli ndërmjet Larnes dhe Ballkanin zhvillohet të enjten me fillim në orën 21:00! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll City e pret Interin në “Etihadin” që s’njeh për humbje në Champions që nga 2018-ta 18/09/2024