Pauleta: Ronaldo dhe Mohurinho perfekt për PSG-në NULL NULL 05.10.2015 17:08 05.10.2015 17:08 Cristiano Ronaldo i Real Madrid dhe Jose Mohurinho i Chelseas do të ishin nënshkrime ideale për Paris Saint-Germain, ka thënë legjenda e këtij klubi, Pauleta. Ronaldo ka qenë i përmendur disa herë për një kalim në Parkun e Princave, kurse tash e ardhmja e Mohurinhos tek Chelsea është vënë në dyshim duke pasur një fillim të dobët në sezonin e ri. Pauleta i ka përshkruar të dy bashkombasit e tij si nënshkrime të përkryera për klubin nga Ligue 1, ndërsa ka shtuar se Ronaldo do të mund ta donte jetën në Paris. “Ronaldo dhe Mohurinho, ide e mirë për PSG-në. Sidomos për Ronaldon do të ishte mirë sikur të kalonte dy ose tre sezone aty”. Pauleta ka qenë njeriu që ka mbajtur rekordin si golashënuesi më i mirë i klubit deri të dielën, por me dy golat e tij kundër Marseille, këtë rekord tash e mban Zlatan Ibrahimovic”. Ndërsa i pyetur se kë do të zgjidhte mes Ronaldos dhe Ibrahimovic, ai është përgjigjur se do të zgjidhte bashkëkombësin e tij, i cili është edhe kapiten i Portugalisë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025