Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Patrulla e Popullit” sulmon një të huaj në protestën “Serbia kundër dhunës” në Beograd

NULL NULL
03.06.2023 21:42
beograd protesta

Pjesëtarë serbë të “Patrullës së Popullit” sulmuan një burrë në protestën “Serbia kundër dhunës” në Beograd dhe e ndoqën reporterin e mediumit N1 që raportonte nga ngjarja. Në këtë incident është lënduar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë (DS), Miodrag Gavriloviq.

Së pari, një burrë u ndoq nga një grup para Kuvendit të Serbisë dhe një i ri i maskuar e goditi me një send që dukej si rrip në fytyrë.

Pas kësaj, njëri nga të djathtët ka ndjekur reporterin e N1 që raportonte gjatë incidentit, raporton N1, transmeton Klankosova.tv.

Rojet e sigurisë në protestë thanë se i huaji i sulmuar është marrë nga policia dhe se i njëjti ka marrë disa shuplaka. Siç tha një nga rojet, burri ishte në gjendje të dehur dhe po provokonte sulmuesit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Miodrag Gavriloviq u gjend në këtë rrëmujë dhe u përpoq ta mbronte personin që po sulmohej.

“Njëri prej tyre vrapoi nëpër turmën e tyre dhe më goditi me kokë, u përpoqa të ikja pak por nuk ia dola”, tha Gavriloviq.

Ai mori një lëndim të lehtë – një mavijosje nën sy. Ai thotë se policia me rroba civile ka reaguar relativisht shpejt dhe se do të mendojë me kolegët e tij nga DS dhe ekipin ligjor nëse do të bëjë ankesë.

Sipas gazetarit N1, në mesin e sulmuesve të burrit në protestë ishin anëtarë të “Patrullës Kombëtare”, Damnjan Knezheviq dhe Ilija Vuksanoviq, të cilët gjatë protestave të mëparshme sulmuan edhe liderin e “Kreni-promeni” dhe një vajzë.

Pjesëtarët e “Patrullës së Popullit” mbanin pankarta të ndërlidhura me Vladimir Putinin dhe simbolin famëkeq rus në luftën në Ukrainë, “Z”.

Sipas Associated Press, në protestën e sotme në Beograd morën pjesë disa dhjetëra mijëra persona. Organizatorët paralajmëruan protestë të serishme për javën e ardhshme.  /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.